TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partizani përgatitet për ndeshjen me Kamzën dhe ndërsa udhet të harrojë sa më shpejt humbjen në debutim me Skënderbeun, duhet të bëjë llogaritë edhe me një dënim prej 4 ndeshjesh pa tifozë, që që sipas teknikut Skënder Gega është një veprim i tepruar nga FEderata Shqiptare e Futbollit.
“Ajo që ndodhi nuk ishte e pëlqyeshme, nuk marr përsipër të them se kush e nisi, – tha tekniku në konferencë për shtyp – pasi nuk është puna ime. Jam i qartë se dënimet kolektive janë të tepruara, pasi nuk është vetëm ajo pjesë e tifozërisë që na ndjek kudo, por Partizani ka tifozë gjithandej dhe nuk e meritojnë të mos jenë në stadium. Jam kundër dënimeve kolektive”.
Polemizues tekniku kryeqytetase, që në fakt e ndjen më shumë se të gjithë një start kampionati pa mbështetjen e atyre që janë arma më e fortë e të kuqve. Megjithatë, Gega sheh përpara nga merkato dhe ndonëse nuk zbilancohet me emra, fjalët e tij nuk lënë hapësirë dyshimi…
“Do e kemi një lojë ofensive kur të kemi lojtar sulmues. Më interesojnë të dyja fazat, të mos dalë nga detyrat ekipi. Edhe unë dua ekip që luan mirë. Nëse do kishim lojtarë sulmues, ne i kemi, por që e bëjnë diferencën dhe e tregojnë në fushë, pse jo lojë sulmuese. Është një proces që bëhet gjatë javës, çdo ditë duhet të punojmë për të” përfundoi Gega, që për momentin shpëton nga sulmuesit e tij vetëm Rubin Hebajn, e sapoardhur në skuadër.
Performanca e lojtarit në Korçë nuk ka qenë e keqe, por 20 vjecari ka qenë tepër i izoluar dhe “i lënë vetëm nga të tjerët” si e ka mbrojtur Gega në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kamzën.