LIFESTYLE, 28 Prill 2018, 10:21

Uau, me fundin e shkurtër dhe makinën luksoze, Luana Vjollca ju lë gojë hapur

Ndonëse prej disa javësh nuk po shihet në ekran, Luana Vjollca mbetet sërish e shumë komentuar dhe në qendër të vëmendjes. Pas një jave inaktiviteti në Instagram, ajo është rikthyer sot për t'i lënë të gjithë gojë hapur.

Moderatorja dhe këngëtarja ka postuar një foto ku shihet e veshur me një kanotjere të zezë e fundin e shkurtër me dantella të cilin e ka ngritur pak me dorë.

Prapa saj bie në sy makina super luksoze e zezë të cilën siç duket Luana e ka ndërruar me të kuqen që ka pasur dikur.

"Bisha", është përshkrimi që këngëtarja i ka lënë fotos teksa ka marrë qindra komplimenta nga fansat.

Kujtojmë që Luana së shpejti do të rikthehet në tregun muzikor shqiptar me një këngë të re për të cilën është ende duke punuar.