TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka postuar foton e Luljeta Ramajt, pjesë e personelit mjekësor që po kujdeset për të infektuarit nga koronavirusi.
Në fytyrën e Ramajt, duken qartazi të gjitha shenjat e kuqe që ka lënë maska, të cilën e ka mbajtur gjatë gjithë turnit për të mbrojtur veten nga një infektim i mundshëm.
“Një nga profesionistët e Shërbimit Infektiv që me gjithë shenjat e uniformës së rreptë dhe punës së palodhur, Luljeta Ramaj ofron plot buzëqeshje! E nderuar që jemi bashkë,”- shkruan Çomo në postimin e saj.
Ndërkohë deri më tani, koronavirusi nuk ka kursyer as bluzat e bardha, ku ndër të prekurit përmendim kreun e Urgjencës, Skënder Bratajn apo edhe mjekun që u rikthye nga pensioni për të ndihmuar me fluksin, Dhimitër Krajën.