LIFESTYLE, 14 Nëntor 2020, 09:48

Klajdi Haruni prezanton për herë të parë vajzën që i ka rrëmbyer zemrën


Klajdi Haruni është një ndër personazhet më të dashur për publikun.

Ai është treguar gjithmonë hermetik përsa i përket jetës personale, por së fundmi ka thyer “rregullin” dhe ka zbuluar se ka dikë në krahë.

Pak orë më parë, këngëtari i “Threedots” ka publikuar një fotografi ku shfaqet krah personit të zemrës dhe ku shihen duke shijuar bukuritë e natyrës.

Fotoja është shkrepur nga larg saqë është e pamundur të dallosh kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën.

Kujtojmë se në intervistat e mëparshme Klajdi ka pranuar se është i dashuruar dhe mesa duket gjërat janë serioze.

Përsa i përket muzikës, Haruni publikoi projektin më të fundit që mban titullin “Jetë” disa muaj më parë.