TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin, menaxher i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, në kontejnerët e së cilës në Portin e Durrësit u kap tre herë kokainë brenda pak ditësh.
Gumeni u arrestua më 13 korrik në Durrës pas kapjes së 11 kg kokainë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “Balkan Web” se ndonëse fillimisht hetimet u kryen nga Prokuroria e Durrësit, dosja i kaloi SPAK pasi ka dyshime se trafiku i drogës është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Akuzat u kundërshtuan nga Gumeni përmes avokatit Elton Hyseni i cili kërkoi që dosja t’i kthehet prokurorisë së Durrësit.
Në kërkim është shpallur edhe administratori i kompanisë Eduart Dauti.
Në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit” janë sekuestruar edhe dy sasi të tjera kokainë me 23 korrik dhe një tjetër 2 ditë më parë.