TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35-vjeçare është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se një ditë më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-partnerit të saj.
Sipas policisë 35 vjeçarja e ka përndjekur atë si dhe i ka thyer telefonin. Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasja A. Ç., 35 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në datën 26.10.2020, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike, ka përndjekur ish-bashkëjetuesin e saj dhe i ka thyer atij telefonin.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.