TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje të fshatit Thumanë në Krujë mesditën e kësaj të shtune.
Një djalë i ri, vetëm 25-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës së tij.
Viktima është shtetasi K. Ç dhe policia tha se ai humbi jetën për shkak të plagëve të marra, rrugës gjatë transportimit për në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.