TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 33-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për arsye se ndihmoi vëllain e tij të qëllonte me armë zjarri drejt një banesë, është vënë në pranga e policisë.
Personi me inicialet A.K akuzohet nga policia për përkrahje të autorit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
A. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 15.01.2020 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 08.01.2020, në fshatin Grudë, Shkodër, ku shtetasi A. K. dhe vëllai i tij shtetasi N. K., 28 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. K. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.