TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, deklaron se alarmi i Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për rrezikun që i kërcënohej vendit tonë, nuk u përfill nga institucionet përkatëse.
Ai tha se një nga problemet që çon në përmbytjen e vendit është sistemi i kullimit, ku sipas tij duhet të jetë integral dhe jo i copëtuar.
Sipas tij, nëse masat do të ishin marrë në kohë, dëmet nuk do të ishin të larta.
“Për fat të keq nuk u morën ato masa. Instituti i Gjeoshkencës, që në 30 dhjetor ka njoftuar në web-in e tij për rrezikun që i kërcënohej vendit tonë. Sinjali i parë është dhënë në datën 30 dhjetor. Ka kërkuar mobilizimin e strukturave shtetërore. E dhanë alarmin në kohë, por nuk u përfillën.
Është problem kompleks. Unë kam insituar që sistemi i kullimit duhet të jetë integral, por është copëtuar, nuk shkon sinkron. Prioritet të fundit këta kanë pastrimin e kanaleve. Unë kur kam qenë ministër Bujqësie, shkoja inspektoja hidrovoret. Hidrovoret nuk duhet të inspektohen kur fillon përmbytja. Disa hidrovore kanë qenë kritike, me kapacitet të kufizuar”, tha Panariti në Vizion Plus.