TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një memo e FBI për agjencitë e zbatimit të ligjit paralajmëron mundësinë e protestave të armatosura në të gjithë SHBA-në, duke nisur nga 16 janari.
“Associated press” raporton se FBI paralajmëron se një grup i armatosur do t’i drejtohet Uashingtonit, po më 16 janar, dhe “do të zhvillojë një kryengritje nëse Kongresi heq Presidentin Trump nga detyra, sipas një zyrtari të lartë të zbatimit të ligjit”.
Memo-ja, e zbuluar nga mediat amerikane, vjen në një kohë kur Joe Biden u certifikua si presidenti i ri i SHBA-ve dhe pritet të përurohet më 20 janar. Raportimet ngjallin frikë për gjakderdhje pas ngjarjes së rëndë në Capitol, ku pesë persona humbën jetën pas trazirave të dhunshme.
Në buletinin e brendshëm të FBI ngrihet alarmi se që nga e diela mund të nisin protestat mbarëkombëtare që do të vijojnë deri më 20 janar. Hetuesit besojnë se disa nga njerëzit janë anëtarë të disa grupeve ekstremiste, thanë zyrtarët. Buletini u raportua për herë të parë nga ABC.
“Protestat e armatosura po planifikohen në të 50 shtetet nga 16 janari deri më 20 janar dhe në Capitol nga 17 janari deri më 20 janar”, thuhet në buletin, sipas zyrtarëve. Këta të fundit folën për AP në kushte anonimati pasi nuk janë të autorizuar të flasin publikisht.
Gjenerali i ushtrisë Daniel Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, u tha gazetarëve të hënën se Garda po mbikëqyr situatën në të gjithë vendin. “Ne po e mbikëqyrim të gjithë vendin për të siguruar monitorim, dhe që rojet tona në çdo shtet janë në një koordinim të ngushtë me agjencitë e tyre lokale të zbatimit të ligjit për të siguruar çdo mbështetje të kërkuar”.