TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situata që është krijuar në Shqipëri, për shkak të përmbytjeve që kanë ardhur për pasojë e motit të keq, vijon të mbetet ende problematike. Edhe Sukthi është një nga vendet që është prekur nga përmbytjet, ku që prej ditësh mijëra hektarë janë nën ujë.
Ndërkohë një banor në një intervistë që ka dhënë për News24, ka thënë se situata është mjaft e keqe, ku shton se bagëtinë prej disa ditësh nuk e ka nxjerrë jashtë për shkak të ujit. Ndër të tjera ai ka thënë se ushqimi për delet po i mbaron dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga shteti. Po ashtu ai ka thënë se u mungon dhe uji i pijshëm.
“Erdhi shumë ujë. Delet nuk i kam lëvizur. Isha shumë i shqetësuar. Shiu ka një javë që bie, uji shkoi te dera e stallës. Delet nuk i kam lëvizur. Delet rrezikohen, sepse mund të bjerë ujë Erzeni. Zona është e ulët dhe kanalet janë probleme. Shpresoj që shteti të na ndihmojë. Nuk kam bazë ushqimore për delet. Më kanë thënë se do të ndihmojmë. Kam qëndruar natë e ditë. Malli është baraz me shpirtin. Rri këtu natë e ditë në gatishmëri. Reshjet janë ndaluar, por frika është se mund të ketë prapë prurje.”- ka thënë ai.