AKTUALITET, 11 Janar 2021, 23:15

Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër

Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë urës së Thive në Shkodër.

Eduart Lekndreaj ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Shkodrës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore.