AKTUALITET, 4 Gusht 2021, 13:02

Dyshohet se aksidentoi 60-vjeçarin, shoqërohet në polici shoferja në Durrës

Dyshohet se aksidentoi 60-vjeçarin, shoqërohet në polici

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në rrugën “Martin Camaj” në Durrës.

Sipas policisë drejtuesja e automjetit tip “Benz” G.C., dyshohet se ka aksidentuar 60-vjeçarin R.M., i cili po lëvizte me biçikletë.

60-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë .

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetasja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.