TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 28-vjeçar me inicialet E.GJ. që qarkullonte me armë zjarri në makinë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kurbinit, që gjithashtu ka sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet.
“Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj”, thuhet në njoftim.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, vijon njoftimi.
NJOFTIMI
Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet.
Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-E. Gj.(I)., 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.