AKTUALITET, 4 Gusht 2021, 11:32

Makina përplas 30-vjeçaren në Lezhë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Makina përplas 30-vjeçaren në Lezhë, dërgohet me


Aksident me pasojë plagosjen e një 30-vjeçareje në Lezhë. Policia arrestoi në flagrancë shtetasen me inicialet K. T., 43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë.

Sipas bluve, “duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”.

Ndërkohë shërbimet e Policisë Lezhë, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.