TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona kanë përfunduar sot në prangat e policisë së Fierit, dy prej të cilëve janë arrestuar për posedim të lëndëve narkotike kanabis sativa dhe kokainë.
“S. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë“, thuhet në njoftim.
NJOFTIMI
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg.
Gjithashtu arrestohen 2 shtetas pasi posedonin lëndë narkotike në doza cannabis sativa dhe kokainë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, për kapjen e personave që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla dhe atyre të shpallur në kërkim.
Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Nikolin Nezha, 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 23.05.2017 e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
S. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.