AKTUALITET, 4 Gusht 2021, 08:47

I riu kërcënoi një vajzë që punonte në dyqan, sherr me grushte mes biznesmenit dhe 22-vjeçarit në Tiranë, detajet

I riu kërcënoi një vajzë që punonte në dyqan,


Dy persona, njëri pronar i një biznesi dhe tjetri një i ri që kishte qenë klient në atë dyqan, janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin.

Shkak është bërë punonjësja e dyqanit, e cila sipas policisë është kanosur nga 22-vjeçari me inicialet J.K.

Kjo e fundit ka njoftuar pronarin e saj, 37-vjeçarin E.H, i cili, më pas është konfliktuar me të riun.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.

Policia bëri me dije se ka arrestuar të dy personat, biznesmeni i akuzuar për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe kanosësi për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve:

E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.