AKTUALITET, 17 Mars 2020, 22:26

Dyshohej se kishte koronavirus, flet mjeku Arjan Mezini: Kisha kontakte me të afërmin e një të infektuari, dola negativ

Dyshohej se kishte koronavirus, flet mjeku Arjan Mezini: Kisha kontakte me

Mjeku pneumolog, Arjan Mezini, i ftuar në emisionin “Opinon” ka deklaruar se është testuar për koronavirus.

Doktori ka bërë me dije se, ai u testuar pasi dyshohej se kishte pasur kontakte me të afërmin e një të infektuari, i cili ndodhet në intubim.

“U testova pardje. Erdhi pacienti në intubim. Nuk kisha kontakte me të, por mendohet se kisha kontakte me të afërmin e tij. Dje mora përgjigjen dhe rezltoi negative,”– tha mjeku Mezini.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. Nëntë prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”