AKTUALITET, 4 Qershor 2018, 12:13

Je legen! Ti je ordiner! – Fiedel Ylli përplaset me deputetin demokrat

Je legen! Ti je ordiner! – Fiedel Ylli përplaset me deputetin

Me tensione dhe me përplasje të ashpra mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës është shoqëruar seanca dëgjimore e gazetareit Bledi Kasmi, në Komisionin për Edukimin.

Kryetarja e komisionit i është drejtuar deputetit socialist, Fidel Ylli, që t’i kërkonte ndjesë gazetarit dhe të linte fyerjet ndaj opozitës, ndryshe do ia ndërpriste, kurse Fidel Ylli i është kthyer duke i thënë se askush nuk ia hiqte dot fjalën.

Debatet

Boçi-Yllit: Je legen!

Vokshi-Yllit: Do flasësh apo ta heq fjalën. Kërkoji ndjesë, ai është vrarë. Kërkojini falje. Ja ku e ke vrasësin!

Ylli-Vokshit: Nuk ma heq do fjalën, as Zoti nuk ma heq dot. Keni vrarë katër vete.

Ylli-Boçit: Ti je ordiner!

Vokshi: Fol për dhunën aty. Me shantazhin ndaj opozitës dhe tregoni sa keq jeni!