LIFESTYLE, 19 Prill 2018, 10:20

Dy muaj fejesë, Stresi emocionon me dedikimin kushtuar Kejsit

Dy muaj fejesë, Stresi emocionon me dedikimin kushtuar Kejsit

Sot është një ditë shumë e rëndësishme për reperin e njohur Arkimed Lushaj. Dy muaj më parë Stresi dhe e dashura e tij Kejsi zyrtarizuan lidhjen e tyre me fejesë.

Ky është një ndër momentet më të rëndësishme në jetën e reperit të njohur dhe ai nuk harron asnjëherë që ta kujtojë. Çdo muaj Stresi publikon në Instagram foton ku shfaqet duke i vënë unazën e fejesës Kejsit dhe e shoqëron me një dedikim special.

“Sot 2 muaj ndërruan unazat, sot 2 muaj jeta jonë mori krejt një hap tjetër dhe një mision që me dëshirën e të madhit Zot të jetë përjetë.”, – shkruan Stresi krahas fotos ku shfaqet së bashku me Kejsin.

https://www.instagram.com/p/Bhu-epRBswo/?taken-by=stresi

Pavarësisht ditëve të këqija që ka kaluar kohët e fundit, pas arrestimit të bujshëm, Stresi na tregoi se është mashkulli ideal dhe nuk i harron asnjëherë datat e rëndësishme të jetës së tij.

Përsa i përket jetës profesionale, reperi i njohur vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij më të re, e titulluar “GTA”.

https://youtu.be/V6m3vMXhyqk