AKTUALITET, 5 Qershor 2020, 20:33

Durrës/ Mjeti lundrues rrezikon të mbytet, ka njerëz brenda

Durrës/ Mjeti lundrues rrezikon të mbytet, ka njerëz brenda

Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës. Nuk ka ende informacione se sa njerëz janë të bllokuar brenda mjetit lundrues.

Raportohet se pedaloni rrezikon të mbytet. Mësohet se pedaloni ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila është nisur drejt vendngjarjes për të dhënë ndihmë dhe shpëtuar personat që ndodhen në të.