AKTUALITET, 5 Qershor 2020, 20:28

Koronavirusi, 518 raste të reja dhe 85 víktima në 24 orët e fundit në Itali

Në Itali u regjistrua sërish një rritje e numrit të infektimeve, me 518 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të tyre në 234,531, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Nga këto raste, 402 janë në Lombardi, rajoni më i prekur në vend.

Në të kundërt, numri i víktimave nga COVID-19 shënoi sërish rënie. Në 24 orët e fundit u regjistruan +85, në krahasim me dje që ishte 88. Totali i vdekjeve ka arritur në 33,774.

Numri i të shëruarve u rrit në 163,781, me + 1 886 krahasuar me dje që ishin 957.

Deri më tani, janë 36 976 pacientë me koronavirus në Itali, 1453 më pak se dje, kur rënia ishtë 868.

Nga këta, 316 pacientë ndodhen në kujdes intensiv, 22 më pak se dje.