TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentë dhe gjimazistë të Rrjetit Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit pasi thonë se prej vitesh vijojnë të mos kenë mundësinë e trajtimit me kartën rinore.
Ndonëse e premtuar që në vitin 2005 dhe e përfshirë në planin kombëtar të veprimit 2015-2020 kjo kartë, deklarojnë të rinjtë për shkak të neglizhencës së institucioneve ende nuk është bërë realitet.
Rrjeti Kombëtar i të Rinjve i kërkon Ministrisë së Arsimit të nisë nga puna me qëllim që viti i ri akademik t’i gjejë të pajisur me kartën rinore në mënyrë që të përfitojnë lehtësi, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane.
Këto kërkesa të rinjtë ja parashtruan edhe zëvendësministrit të Arsimit, i cili pas protestës i priti në një takim.