AKTUALITET, 20 Gusht 2020, 13:31

Drōgë dhe vjedhje me dhūnë, OFL u dërgon formularin katër të dënuarve në Korçë

Drōgë dhe vjedhje me dhūnë, OFL u dërgon formularin katër


Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët katër të dënuarve në Korçë, për shitje e prodhim narkotikësh dhe vjedhje me dhūnë.

Formularët u janë dërguar shtetasve Arshim dhe Orlind Pilinçi, Marjus Lako, të cilët janë dënuar për shitje narkotikësh, ndërsa Ilir Hamzallari për vjedhje me dhūnë.

Ilir Hamzallari është një prej të rinjve, që grabitën në 2016-ën një biznesmen me pozitë në Korçë.

Ndërkohë vëllezërit Pilinçi, janë djemtë e ish-kryeplakut të fshatit Podorie.

Këta shtetas duhet të përgjigjen me shkrim pyetjeve në formular brenda 48 orëve. Më pas përgjigjet do t’i dërgohen SPAK, e cila do të vijojë procedurat.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krīm të organizuar apo krīme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• I. H., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhūnë”, kryer në bashkëpunim;

• A. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• O. P., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

• M. L., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krīmi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.