AKTUALITET, 1 Shtator 2020, 21:18

Drejtuesit politikë të PS në qarqe, Kryemadhi: Rama refuzon të shohë alternativën më të mirë, të rinjtë janë gjenerata tjetër e udhëheqësve

Drejtuesit politikë të PS në qarqe, Kryemadhi: Rama refuzon

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kritikuar Edi Ramën për drejtuesit e rinj të PS në qarqe, të cilat janë figura të vjetra në parti.

Kryemadhi thotë se Rama ka dështuar si kryeministër dhe refuzon të shohë alternativë më të mirë.

Sipas saj, të rinjtë janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Ajo shton se me të rinjtë është koha për të ecur drejt Evropës.

STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI

Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës.

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/3122012194578168