AKTUALITET, 20 Korrik 2019, 12:21

Dorëheqja e Haradinajt/ Albin Kurti: E kemi paralajmëruar, sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je

Dorëheqja e Haradinajt/ Albin Kurti: E kemi paralajmëruar, sa më



Albin Kurti  lideri i Vetëvendosjes në një konferencë për mediet ka deklaruar se  Haradinajn e kishte paralajmëruar se “sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”Albin Kurti kur flet për gjarpërin i drejtohet presidentit Hashim Thaçi, për shkak të nofkës që presidenti  e kishte në luftë.

Ai ka theksuar se Thaçi duhet të nxjerrë një datë të re për zgjedhjet.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je.Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen. Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja.

Haradinaj do të pyetet si dhjetëra ushtarë te tjërë. Kosova sot nuk ka qeveri, për këtë duhet të flasin qytetarët. Thaçi të përcaktojë zgjedhje  e reja. Letra e Haradinajt ishte fillimi i fushatës. Kosova ka nevojë për shpresë. “, tha ai.

Një ditë më parë Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministri i Kosovës. Ramush Haradinaj dha dorëheqjen e pasi është thirrur për të dëshmuar në Hagë. Në një konferencë për shtyp, Haradinaj u shpreh se hoqi dorë nga posti pasi sipas tij nuk mund ta cenonte nderin e Kosovës.