AKTUALITET, 19 Korrik 2019, 23:46

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një leksion demokracie

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi: Dorëheqja e Ramush Haradinajt

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Belind Këlliçi, e konsideroi një "leksion demokracie" dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

"Dorëheqja e Ramush Haradinajt është një leksion demokracie. Në luftë familja Haradinaj nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, e sot në paqe serish e para vjen Kosova për të", shkruan Këlliçi në një postim të tij në rrjetet sociale.

MESAZHI I PLOTË

Doreheqja e Ramush Haradinajt eshte nje leksion demokracie. Ne lufte familja Haradinaj nuk kurseu asgje per lirine e Kosoves, e sot ne paqe serish e para vjen Kosova per te. Komandant Ramushi do te mbroje serish nderin e luftetareve te UCK-se, do ti faktoje botes luften e saj te drejte dhe do deshmoje se Kosova, amaneti i qindra te reneve per liri, do te mbrohet, ruhet e forcohet. ??????