TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë Adriatik Kuka vrau me thikë në zemër gruan e tij. Ai sot është gjetur i mbytur në Spitallë.
Njoftimi i policisë:
Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme.
Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit. Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.