BOTA, 22 September 2026, 17:21

Donald Trump në OKB: Falënderoj Shqipërinë dhe Kosovën, kanë dërguar dhe ofruar mbështetje ushtarake! Kam zgjidhur 8 luftëra

Donald Trump në OKB: Falënderoj Shqipërinë dhe Kosovën,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka falënderuar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së trupat amerikane dhe vendet që kanë ofruar mbështetje ushtarake per paqen ne Gaza.

Mes vendeve të përmendura nga presidenti amerikan ishin Shqipëria, Kosova, Indonezia dhe Uzbekistani.

Më tej, presidenti amerikan tha se gjatë mandatit të tij ka kontribuar në zgjidhjen e tetë konflikteve, duke e cilësuar këtë si një nder të madh.

“Dua të falenderoj trupat tanë dhe vende si Indonezia, Shqipëria, Kosova dhe Uzbekistanin që kanë dërguar dhe kanë ofruar mbështetje ushtarake. Unë kam zgjidhur 8 luftra, ka qenë një nder i madh që kam zgjidhur këto konflikte. Arsyeja pse i bëra këto zgjidhje konfliktesh është sepse kam raporte speciale me të gjitha vendet. Kamboxhia dhe Tajlanda, Kosova dhe Serbia, Republika e Kongos dhe Ruanda, Pakistani me Indini dhe Armenia me Azerbajxhanin dhe kemi liruar pengje”, tha Trump.