AKTUALITET, 31 Tetor 2019, 20:42

Doli nga makina e mbështeti në mur dhe e qëlloi, publikohet VIDEO e sherrit të zyrtarit të LDK në mes të Prizrenit me Nezir Rexhepin

Doli nga makina e mbështeti në mur dhe e qëlloi, publikohet VIDEO

Të mërkurën në Prizren ka ndodhur një përleshje fizike në mes të asambleistit të PDK-së, Getoar Besimi dhe zyrtarit të Prokurimit, Nezir Rexhepi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në mbledhjen e sotme të asamblesë ka thënë se Rexhepi është sulmuar nga Besimi, njofton Klan Kosova.

Momentin e përleshjes fizike që ka ndodhur dje në rrugë, e ka siguruar Klan Kosova, të cilën mund ta gjeni më poshtë.