AKTUALITET, 31 Tetor 2019, 20:36

Pranga për dy shqiptarë në Athinë, ministri nxjerr pamjet se ku ishte fshehur 105 kg kokainë (VIDEO)

Pranga për dy shqiptarë në Athinë, ministri nxjerr pamjet se
Dy shqiptarë dhe një kroat janë arrestuar në Greqi, pas finalizimit të një operacioni antidrogë. Mediat greke shkruajnë se, gjatë kontrollit në një banesë në Athine policia ka sekuestruar një sasi prej rreth 105 kg kokaine dhe 600 mijë euro. Nuk ka ende të dhëna për identitetin e personave të arrestuar. Ministri i Mbrojtjes postoi në Twitter një video të aksionit policor në banesën ku ishte fshehur kokaina. Ajo siç duket edhe në video ishte futur në një tepsi me rërë brenda në furrë.