LIFESTYLE, 29 Shkurt 2020, 19:14

Doli në përgjime dhe u përfol si i dashuri i “Zogut të Tiranës”, flet për herë të parë modeli

Doli në përgjime dhe u përfol si i dashuri i “Zogut të


Zogu i  Tiranës’ ka qenë për një kohë të gjatë temë diskutimi dhe në faqet e para të mediave rozë për shkak të arrestimit të tij, për veprën penale “ushtrim prostitucioni” në ambientet e një qendre ekstetike në kryeqytet po jo vetëm.

Ndërkohë menjëherë pas arrestimit të tij nisën të dilnin edhe të gjitha përgjimet, ku Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tironës” kishte zhvilluar biseda me personat që bashkëpunonte.

Gjithashtu u tha se Nikaj kishte një romancë edhe me një model, të njohur me emrin Franci, ky i fundit ishte i përfshirë edhe në përgjimet e policisë.

Ditën e sotme Franci ka qenë i ftuar emisionin Pop Culture në Top Channel, ku ka folur edhe për këtë temë.

Në lidhje me përfshirjen e Francit në skandalin me “Zogun e Tiranës”, dy prezantueset Dojna dhe Kilda i kanë bërë disa pyetje.

Ç’lidhje ke pasur me Zogun, a ke ende kontakt, po me prokurorinë ç’ndodhi?

“Përsa i përket pjesës së përgjimeve apo atyre që ka nxjerrë media përderisa nuk kam reaguar do të thotë që asgjë nga ato nuk është e vërtetë. Thjesht e kam patur mik nga puna që kam bërë dikur, se kam qenë menaxher në një club ku punonte ai. Thjesht kishim miqësi si je si kalon p jo çfarë ka dalë.”- ka thënë Franci .