LIFESTYLE, 28 Shkurt 2020, 11:46

Arjon Muça ‘i zë vendin’ Kelvi Kadillit në emisionin “Ditë e Re”, biznesi që e bëri të hiqte dorë moderatorin

Arjon Muça ‘i zë vendin’ Kelvi Kadillit në


Kelvi Kadilli ka bërë me dije ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” se do të zëvëndësohet nga Arjon Muça. Moderatori ka rrëfyer, se ka qenë ai vetë që ka vendosur të shkëputet nga moderimi i emisionit të mëngjesit, për të qenë pjesë e një pasioni të ri në jetën e tij, biznesit.

Arjola Shehu ka pohuar se nga e hëna e në vazhdim përkrah saj në moderim do të jetë ish-banori i Big Brother, Arjon Muça. Moderatorja u shpreh mjaft e lumtur që Arjon Muça pranoi ftesën e saj, për të qenë pjesë e emisioni “Ditë e Re” në Ora News.

Mendoj që ka ardhur momenti që t’i themi gjithë publikut të gjërë lajmin e ditës, por kam përshtypjen edhe të javës. Kjo është dita e fundit unë do të jem në “Ditë e Re”, do merrem me diçka tjetër që sigurisht nuk mund të shfuqizontekurrë programin që unë kam bërë me Arjolën deri më tani, por është diçka që ka të bëjë me biznesin ekzluzivisht dhe aspak me televizionin dhe do me duhet të tërhiqem nga ekrani për t’u marrë me diçka që unë e dua shumë dhe është pasioni ri që unë kam. Dhe sigurisht me Arjolën dhe gjithë stafin kemi bërë mbledhje të s

humta për të ditur vërtet si mund të ecte përpara ditë e re. Na duhej një figurë mashkullore për të më zëvëndësuar mua, edhe kam përshtypjen që e gjetëm içik më të mirë se unë. Vendosëm që Arjoni të ishte pjesë e “Ditë e Re” dhe të më zëvëndësonte mua në rastin konkret”, -është shprehur Kelvi Kadilli në emisionin “Ditë e Re”

Ish-banori i Big Brother u shpreh mjaft i lumtur për këtë mundësi të re:“Jam shumë i kënaqur, është një aventurë e re, është një emocion i ri. Është një format që nuk e njoh, që nuk  e kam përballuar më përpara…është një emocion i ri.”