AKTUALITET, 7 Janar 2021, 11:44

“Do të të vras’’, djali i Përparim Ademit, dorëzon kallëzimin në Polici pas kërcënimit që mori

“Do të të vras’’, djali i Përparim Ademit,

Djali i Përparim Ademit, autorit të vrasjes së dy motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani është kërcënuar pasditen e djeshme me jetë.

“News 24” raporton se në telefonin e djalit Kristo Ademi ka ardhur një mesazh kërcënues në rrjetet sociale nga një profil që i thoshte se do e vriste.

Menjëherë 21-vjeçari ka bërë kallëzim në komisariatin nr.2 dhe Policia po punon për të identifikuar autorin e mesazhit kërcënues.

Ditën e fundit të 2020, Pëparim Ademi vrau dy motrat Bardhi dhe Metani me të cilat prej kohësh kishte lidhje, madje ka dyshime të forta se i shfrytëzonte për prostitucion kurse familjarët e motrave kanë dëshmuar se Ademi me motrat mund të kenë pasur rreth 10 fëmijë që i kanë trafikuar, kryesisht në Selanik të Greqisë.

Ademi vetë ishte i martuar me një tjetër grua, që kishte dijeni dhe lidhje me dy motrat që përfunduan të vrara nga dora e 59-vjeçarit pasi njëra prej tyre kishte një lidhje tjetër që Përparim Ademi nuk e dëshironte.