TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu sot keqardhje dhe zemërim për “pushtimin” e Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trump.
“Ne të gjithë pamë dje imazhe të pakëndshme nga pushtimi i Kongresit Amerikan dhe këto pamje më zemëruan dhe gjithashtu më trishtuan, ” tha Merkel .
“Më vjen keq që Presidenti Trump nuk e ka pranuar humbjen e tij,” shtoi Merkel.
Ajo i përshkroi qindra mbështetës të Trump që sulmuan Kapitolin si “sulmues dhe protestues” duke shtuar se dëshiron që Biden të betohet si president brenda dy javësh.