TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Talenti shqiptar, Adrian Bajrami, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa ka firmosur kontratë profesioniste me ekipin A të Benfikës.
Gjiganti portugez ka besuar te cilësitë e mbrojtësit të Kombëtares U-19 të Shqipërisë, i cili tashmë do të jetë pjesë e ekipit të pare.
Liga e Portugalisë ka shpërndarë një listë me futbollistët e regjistruar në skuadrat përkatëse dhe në radhët e Benfikës spikat emri i Adrian Bajramit.
19-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e ekipeve të moshave të Benfikës, teksa ka bindur drejtuesit portugezë për ta bërë pjesë të ekipit të parë.