AKTUALITET, 12 Gusht 2021, 09:51

"Po, kam vrarë një njeri", politikani rus pranon krimin e kryer: E ngatërrova me ariun

"Po, kam vrarë një njeri", politikani rus pranon krimin e

Një politikan i njohur rus, ka pranuar se ka vrarë një njeri, duke shtuar se e kishte ngatërruar me një ari.

Miliarderi Igor Redkin, u shpreh në një deklaratë për mediat, se kishte dëgjuar se kishte një ari në vendgrumbullimin e plehrave, në fshatin Ozernovsky në Kamchatka.

Kështu, në tentativë për të vrarë kafshën, ai goditi një banor vendas.

Fillimisht 30-vjeçari i qëlluar mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë disa orë më pas në spital.

Tanimë, një çështje penale është hapur ndaj politikanit.