AKTUALITET, 9 Gusht 2018, 17:18

Ditë zie për Aida Shtinon, moderatorja humb njeriun e shtrenjtë

Ditë zie për Aida Shtinon, moderatorja humb njeriun e shtrenjtë
Ditë e trishtë sot për Aido Shtinon. Gazetarja e njohur shqiptare ka humbur sot njeriun më të dashur, babain e saj.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se i ati i saj ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare për shkaqe natyrale.

Prezantuesja e cila u bë e njohur për emisionin e saj “Njerëz të humbur”, pas shkëputjes totalisht nga televizioni, një pjesë të madhe të kohës ia ka kushtuar familjes së saj, veçanërisht prindërve.