AKTUALITET, 11 Qershor 2026, 19:26

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga protesta, karrige për rininë e larguar nga vendi

“Ikur në Angli e Gjermani”/ Simbolika që vjen nga

Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12 ditësh tashmë me pjesëmarrje masive, me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Dy karrige janë shfaqur sot në protestë, ku ishin vendosur postera ku shkruhej: Ikur në Angli, Ikur në Belgjikë, ikur në Austri, ikur në Gjermani, për të gjithë rininë e larguar nga vendi dhe që nuk kanë mundësi të jenë sot në shesh për të shprehur vullnetin e tyre.

“Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, ishin thirrjet që shoqëruan marshimin nga sheshi Skënderbej ku ka nisur fillimisht grumbullimi, deri në mbërritjen para Kryeministrisë.