AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 10:20

“A kemi shtet?” Erion Dasho: Për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit shëndetësor!

“A kemi shtet?” Erion Dasho: Për pak ditë rrezikohet


Eksperti i shëndetësisë, Erion Dasho paralajmëron se për pak ditë, sistemi kalon në kolaps prej koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dasho shkruan se “ndërkohë muaji nëntor ka hyrë i frikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë.”

POSTIMI:

Jeta në Shqipëri vazhdon sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur.

Deklaratat zyrtare se “gjithçka është nën kontroll” krijojnë një siguri të rreme e cila i hedh edhe më tepër benzinë zjarrit të epidemisë pasi “në se gjithçka është në kontroll, pse duhet të kujdesen qytetarët??!!”

Ministrja e shëndetësisë publikon statuse me gjyshë që fitojnë shikimin në sajë të një lenteje që blihet dhjetëra euro dhe harron gjyshët e tjerë për të cilët familjarët po shpenzojnë mijëra euro për ilaçe dhe oksigjen.

Ndërkohë muaji nëntor ka hyrë i frikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë.

Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit.

Në se tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit!

A po mendon dikush të veprojë?!

A kemi shtet?!