AKTUALITET, 12 Maj 2021, 09:37

Dita ndërkombëtare e infermierëve, Meta: Kanë bërë një punë heroike!

Dita ndërkombëtare e infermierëve, Meta: Kanë bërë
Një mesazh falenderimi në ditën Ndërkombëtare të Infermierëve ka Ilir Meta për të gjithë punën dhe misionin e tyre sidomos në këtë kohë pandemie. Meta vë theksin se puna heroike e infermierëve në këtë krizë pandemike duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre meriton mirënjohjen e të gjithëve. Ndër të tjera ai thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar për infermierët është vendimtar. Postimi i plotë: Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit, ne u jemi më mirënjohës se kurrë për kujdesin dhe profesionalizmin e dëshmuar në vijën e parë të frontit kundër armikut të padukshëm. Përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar është vendimtar për të frenuar largimin e tyre nga vendi dhe rritur standardet e shërbimit tonë shëndetësor.

Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm,...

Posted by Ilir Meta on Wednesday, May 12, 2021