AKTUALITET, 21 Qershor 2020, 08:57

Dita e sotme nis me diell, por mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

Dita e sotme nis me diell, por mësoni si do të ndryshojnë


Moti këtë të dielë do të jetë me  kthjellime dhe vranësira në bregdet, ndërsa në zonat malore dhe zonat e ulëta vranësirat do të pasohen nga rrebeshe shiu dhe stuhi.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  12/23°C

Zonat e ulëta  15/27°C

Zonat bregdetare 18/27°C.v