AKTUALITET, 20 Qershor 2020, 23:38

Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga një sulm me thikë në një park në Britani

Tre të vdekur dhe dy të plagosur nga një sulm me thikë

Një sulm me thikë ka ndodhur në një park në Reading, Britani. Nga sulmi kanë mbetur të vdekur tre persona dhe janë plagosur rëndë dy të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në spital.

Një burrë është arrestuar nga policia pas ngjarjes.

Fillimisht pati sugjerime se ngjarja mund të kishte patur lidhje me një protestë të "Black Live Matter", të zvhilluar në park, pak më herët, por autoritetet sqarojnë se incidenti nuk ka lidhje me protestën.

Sekretarja e Punëve të Brendshme, Priti Patel, shkroi në Twitter, se është mjaft e shqetësuar nga raportimet që vijnë nga Reading.

"Mendimet e mia, shkojnë për të gjithë personat e përfshirë në ngjarje, policinë dhe shërbimet e emergjencës", thuhet në deklaratën e Patel.

/TPZ.al/