LIFESTYLE, 30 Shtator 2019, 19:06

Ndërron jetë papritur producent i shumë hiteve botërore

Ndërron jetë papritur producent i shumë hiteve botërore

Michael Busbee, i njohur me emrin e artit si, Busbee ka ndërruar jetë pak orë më parë.

Mediat e huaja shkruajnë se ai ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në moshën 43-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende zyrtar, megjithatë një i afërm i tij ka treguar se gjatë verës ai ka vuajtur nga tumori në tru.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e producentit nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Busbee ka bashkëpunuar me emra shumë të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe emrin e tij e mbajnë shumë hit.

Ai ka punuar me Pink, Shakira, Lady Antebellum, Maren Morris edhe shumë të tjerë.