LIFESTYLE, 30 Shtator 2019, 19:40

Dj Vicky zbulon arsyen pse i dha lamtumirë muzikës

Dj Vicky, për vite me radhë ka qenë pjesë e “Threedots, në të cilin bënin pjesë artistët e njohur si Flori Mumajesi, Bruno apo Klajdi Haruni.

Mirëpo me datë 9 Gusht Vicky  lajmëroi për një shkëputje nga industria muzikore. Ai bëri të ditur se ndihej i lodhur nga shëmtimi që po pësonte kjo industri nga dita në ditë.

Image

“Pas gjithë këtyre viteve të bukura në një industri që shëmtohet çdo ditë e më shumë ndihem shumë i lodhur shpirtërisht. Lodhur nga njerëz të paaftë që marrin përsipër gjithçka dhe s’bëjnë asgjë. Klube qe bëjnë pazare tregu çam ose medreseje. Artistë me ego të madhe dhe zotësi të vogël. Dj me ëndrra të mëdha sa një gram. Jam i lodhur me këtë gjë që po ma shpif arsyen pse desha te bëhesha Dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur të jetë djegur gjella një herë e përgjithmonë. Deri atëherë kismet shihemi”, shkruante Dj Vicky në një postim të bërë në Instagram.