AKTUALITET, 5 Gusht 2020, 13:36

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë”/ Meta takon themeluesit e Lëvizjes, ja mesazhi që dha

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë”/ Meta takon


Për Presidentin e vendit, Ilir Meta, përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme.

Këtë mesazh dha kreu i shtetit gjatë takimit që ka pasur sot me bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë dhe foton me ta, Meta shkruan:

“Kënaqësi të prisja sot bashkëthemeluesit e Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj dhe Bledar Maliqi.

Përfshirja më aktive e diasporës në proceset demokratizuese dhe vendimmarrëse për të ardhmen europiane të vendit është shumë e rëndësishme”.