AKTUALITET, 5 Gusht 2020, 12:20

EMRI/ Caktohet administratori shtetëror që do të menaxhojë 26 pasuritë e Ylli Ndroqit


Agjencia e Administrimit të Aseteve ka caktuar si administrator shtetëror të 11 bizneseve dhe 15 pasurive të paluajtshme të Ylli Ndroqit, personin Arjan Baci.

Mësohet se Baci së bashku me grupin e punës, oficerët e policisë gjyqësore do të marrë në administrimin pasuritë e Ndroqit, të cilat u sekuestruan pas një vendimi të SPAK.

Ky vendim vjen pasi më 3 gusht, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi.

SPAK thotë se familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

Për këtë vendim të SPAK, avokati i Ylli Ndroqit u shpreh se ky është një sulm politik, që ka lidhje me gjyqin ndaj Erion Veliajt.