TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pengmarrje në qytetin e Durrësit këtë mëngjes.
Policia bëri me dije se për rreth një orë, një 34-vjeçar është mbajtur pa dëshirën e tij brenda një makine, nga një i ri.
Më pas, ky i fundit ka bërë denoncim në Polici, pasi ka shpëtuar nga pengmarrësi.
Motivi sipas bluve të qytetit bregdetar ka qenë për konflikt për çështje pronash.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Stacionin e Policisë Plazh kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F.K., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale” Heqje e paligjshme e lirisë”.
Ky shtetas, në lagjen nr.13, për motive pronësie, ka mbajtur rreth 1 (një) orë, në mjet, pa dëshirën e tij shtetasin D.Xh., 34 vjeç, banues në Lezhë.