AKTUALITET, 5 Gusht 2020, 12:04

29-vjeçari humbi jetën duke rregulluar një makineri në punë, vëllai i bën dedikimin prekës: Ike para kohe


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Tropojë, ku një 29-vjeçar nga Tropoja, i cili punonte në një kompani inertesh ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në punë.

I riu që ka humbur jetën është 29 vjeçari Artan Shpëtim Mulosmani, i cili po rregullonte një makineri dhe pikërisht në atë moment është lënduar duke ndërruar jetë në vend.

Familja e tij ka hapur dyert e mortit duke bërë edhe një njoftim me të detaje për varrimin.

“Miq, shokë e dashamirë me hidhërim të thellë, iu njoftojmë për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllait tonë Artan Mulosmani në moshën 29-vjeçare. Ju njoftojmë që varrimi bëhet sot në orën 3 të pasdites në fshatin Bujan,”-shkruan i vëllai.

Lidhur me ngjarjen, Policia e Shtetit ka arrestuar pronarin e biznesit të inerteve, për të cilin dihen vetëm inicialet Sh.M. 48 vjeç.