AKTUALITET, 24 Gusht 2020, 21:00

Largimi i të rinjve nga vendi, Meta me mesazh të fortë: Të ndalet ky eksod, Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shpresë

Largimi i të rinjve nga vendi, Meta me mesazh të fortë: Të

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se ikja e të rinjve nga Shqipëria është një plagë e madhe për shoqërinë tonë.

Meta thekson se, Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për shpresë.

Kreu i shtetit vlerëson se të rinjtë meritojnë më shumë edukim dhe punësim në vendin e tyre.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Shqipëria?? ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria?? ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!